Këshilli i Prokurorëve mblidhet pas zgjedhjeve për rastin “Sopoti”
Prokuroria Speciale do t’i ketë duart e lidhura për rastin e “Sopotit” teksa nuk ka marrë akoma dritën jeshile nga Këshilli i Prokurorëve.

Prokurorja Fatime Fetai thotë se me adresimin e rastit në Këshill, Prokuroria për krim të organizuar ka shkelur ligjin për PSP-në.

“Sa për rastin e Sopotit, nëse i keni ndjekur aktivitetet tona dhe atë që pikërisht më herët e përmenda, rasti është i kërkuar nga Prokuroria për krim të organizuar.

Mirëpo kjo prokurori në bazë të ligjit për PSP të dërgojë rastin tek ne, e dërgoi tek Këshilli i Prokurorëve publik dhe rasti “Sopotit” për momentin ndodhet atje”, deklaroi Fetai.

Mbledhja i Këshillit të Prokurorëve për “Sopotin” do të mbahet pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, raporton Alsat.

Ditë më parë, anëtarët shqiptarë të këtij këshilli dolën në mbështetje të kërkesave të speciales. Ndërkohë Prokurorja Speciale Fetai tha se mos ndryshimet ligjore në Kuvend, penguan këtë Institucion të merret me rastin“Monstra”.

“Sa i përket rastit “Monstra”, disa herë në konferencat tona për shtyp jemi deklaruar në lidhje më këtë rast dhe pikërisht ai është njëri nga rastet ku PSP kërkoi ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve por ja që edhe ajo nuk u bë”, tha prokuroria Fetai.

Pos lëndës së Sopotit, Këshilli i Prokurorëve mban peng edhe 7 raste të tjera të cilat i ka kërkuar Specialja. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2016, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori