Milot Rashica objektivi kryesor i Rangnick te Milan

Reparti i parë që do të përforcohet është padyshim sulmi ku nuk do të jetë më Zlatan Ibrahimovic dhe dy ardhjet e reja mund të jenë lojtarë që njihen mirë për kah cilësitë nga trajneri gjerman, përkatësisht Milot Rashica dhe Patrick Schick.

Për këtë ka raportuar sot Gazzetta dello Sport, transmeton lajmi.net, që shpjegon se të dy luajnë në Bundesligë dhe për këtë arsye Rangnick ka qenë në gjendje t’i vëzhgojë ata nga afër disa herë.

Në veçanti, kjo është e vërtetë për Schick pasi ai vetë e dëshironte atë në Leipzig. Klubi gjerman nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes prej 28 milionë euro dhe për këtë arsye sulmuesi do të kthehet në Romë. Milani është në alarm dhe pritet të ofrojë 20 milionë.

Rashica, tani që Werder Bremen shpëtoi nga rënia, ka një vlerësim prej 20 milionë eurosh (në rast se do kishte rënë mund të kishte shkuar për 15 milionë). Rangnick pëlqen shumë kosovarin, i cili i vlerëson veçanërisht fleksibilitetin e tij: ai mund të luajë si lojtar anësor dhe si mesfushor dhe për këtë arsye përshtatet lehtësisht në 4-4-2 dhe 4-2-3-1.


Shtuar 8.07.2020 11:32