Kryetari Sela nuk e zgjodhi problemin e ujit të pijshëm për struganët
Komuna e Strugës është komunë që shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Maqedonisë, e cila ka 65.396 banorë. Këtë komunë prej vitit 2013-2016 e ka udhëhequr kryetari i aktual i partisë, Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela, ndërsa në atë periudhë kohore, kryesonte si kandidat nga radhët e PDSH.

Rrjeti Ballkanik BIRN , ka analizuar gjithë buxhetin dhe llogarinë përfundimtare të komunës së Strugës, në krye me Selën, projektet e realizuara, dështimet e shumta dhe realizimet e premtimeve të tij gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas analizës së BIRN, kryetari i komunës së Strugës, Zijadin Sela në Strugë ka planifikuar buxhet në vlerë prej 55.515.825 euro, ndërkaq janë shpenzuar 45.578.495 euro , gjegjësisht 82.1% e reallizimit të buxhetit.

Sa i takon buxhetit të investimeve kapitale, planifikimi i buxhetit ka kapur vlerën prej 7.072.309 euro, ndërsa janë harxhuar 3.038.568 euro, gjegjësisht 4 million euro nga projektet e premtuara, nuk janë relizuar për shkaqe të panjohura.

Buxheti i komunës së Strugës me vlerën e përcaktuar maramendëse , le për të dëshiruar një dukuri keqardhëse për komunën në fjalë. Sipas statistikave të BIRN, kjo komunë ka borxhe në vlerë prej 3.580.896 euro, ndërsa në anën tjetër nëse shohim investime kapitale të realizuara për kokë banori, vlera është tejet qesharake, vetëm 46 euro për një qytetar strugan.

Kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela, nuk ka shpallur program më të cilin ka marrë verdiktin e popullit. Programi i këtillë komunal nuk gjindet në webfaqen e PDSH, apo teweb faqja te Aleanca për Shqiptarët.

NJë pjesë e prioriteteteve të tij duhet të tërhiqen nga deklaratat e mitingjeve me qytetarët e Strugës.Specifika e tij si kryetar komune, dalllon në atë se në pjesën më të madhe të mitingjeve ai nuk flet për zgjidhjen e problemeve lokale të qytetarëve, që janë burimi kryesor i komunës, por flet për idenë që Struga të ketë kryetar shqiptar dhe të jetë komunë shqiptare.

Megjithatë, Sela në shumë mitingje krahas porosive të ndryshme për bashkim të votës shqiptare, jep ndonjë premtim për zgjidhjen e problemeve në komunë , ndërtim në infrastrukturën rrugore, kanalizime, sigurimin e ujit të pijshëm, problemet me parkingjet në qytet, kthimi i plazheve të uzurpuara të qytetarëve etj.

Sela dhe bashkëpunëtorët e tij nuk u përgjigjën në kërkesat e BIRN dhe në informacionet që kanë të bëjnë me realizimin e projekteve të premtuara.Nga mjetet e shpenzuara, në suazat e buxhetit në periudhën 2013-2016, vetëm 6, 7 përqind e buxhetit janë shpenzuar në objekte kapitale, tregojnë analizat e BIRN nga buxheti i përgjithshëm I projekteve të realizuara në këtë komunë.

Rikonstruimi i shëtitores dhe sheshi i qytetit

Në qytetin e Strugës, vëmendje e posaçme i është kushtuar rikonstruimit të shëtitores afër lumit Drin, rikontruimi i dy urave, ura e drurit dhe ura kryesore, sanimi i gropave , ndërtimi i një shkolle dhe ndërtimi i çerdhes.

Zgjidhja e ujit të pijshëm problem parësor në komunën e Strugës.

Zijadin Sela nuk arriti të relizojë shumë në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm .Në periudhën e verës pati ankesa të mëdha nga ana e qytetarëve në saj të shtypjes së dobët të ujit , por për këtë problem nga komuna e Strugës nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë çështje.Përkundër shtypjes së vogël të ujit , në fshatrat e Strugës ka ndotje të madhe të ujit të pijshëm.
Ndërtimi i rrugëve lokale. Në lidhje me projektet e fshatit nga ana e kryetarit Sela, duhet përmendur asfaltimet e rrugëve lokale, siç janë në fshatrat:Frengovë, Ladorishtë, Zagraçan, Tateshi i Poshtëm dhe i Epërm, Dobovjan, Dellogozhdë, Koroshishtë, Misleshevë, Mislodezhdë etj.
Shtuar më 22/09/2017, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori