Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, letër kryeministrit të ri
Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani i ka shkruar një letër kryeministrit të ri, Emil Dimitriev i cili ka kërkuar një takim zyrtar ku do të debatohen reformat në sistemit e mediave, si një ndër pikat kryesore të marrëdveshjes së Përzhinos për krijimin e kushteve për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Selmani shpreson se kryeministri i ri do të gjenë kohë që të realizohet ky takim njofton Zhurnal.

Më poshte postimi plotë


Këtë javë i dërgova letër kryeministrit Emil Dimitriev, ku e urova për zgjedhjen në detyrën e re dhe i dëshirova sukses në punë.

Njëkohësisht kërkova takim për të biseduar për gjendjen me lirinë e fjalës dhe lirinë e mediave në Maqedoni. Në letër e përkujtova kryeministrin për nenin 16 të kushtetutës, i cili garanton lirinë e fjalës dhe të drejtën e informimit, si dhe për raportin evropian, ku ka pasur kritika serioze për këtë sferë.

Shpreha gatishëmrinë e SHGM të ndihmojmë në refomimin e sistemit të mediave, si një ndër pikat kryesore të marrëdveshjes së Përzhinos për krijimin e kushteve për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Shpresojmë se kryeministri së shpejti do të gjejë kohë dhe do të na ftojë ne takim. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2016, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori