Kryetari i Shkupit nervozohet me shitësit ilegalë
E papranueshme është që në kryeqytetin e një shteti evropian, siç pretendojmë të jemi, të ketë njerëz që shesin në mënyra ilegale dhe jashtë çdo rregullimi ligjor.

Kështu deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me protestën e shitësve në Bit Pazar.

Vetëm në Bit Pazar aktualisht ka 500 subjekte, 500 njerëz që paguajnë rregullisht taksat. Është e papranueshme që për shkak të 20 apo 30 shitësve illegal të cilët kanë mundësi të legalizohen dhe gjithashtu ofrohen përfitime sociale, të sillen në mënyrë siç ata sillen, tha Shilegov.


Shtuar më 15/05/2018, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori