Kryetari i Republikës së Iliridës: Nesër në qendër të Shkupit shpallim pavarësinë (VIDEO)
Pëlqej
Nesër është paralajmëruar shpallja e Republikës së Iliridës.

Ideatori dhe kryetari i kësaj Republike, Nevzat Halili ka thënë se nesër në qendër të Shkupit do të shpallet pavarësia e Iliridës.

"Me vendim të Kuvendit të Republikës së Iliridës, më datë 18.09.2014 (nesër) me fillim në orën 13, në sheshin Skenderbeu në Shkup, do të bëhet shpallja publike e institucuoneve të Republikës së Ilirdës, dhe të funksionimit të tyre.", ka thënë Haliti për Tv Koha.


Nevzat Haliti ka shtuar se kjo është nismë e mbështetur dhe nga ndërkombëtarët dhe se të gjithë shqiptarët e vërtetë duhet ti bashkohen nismës. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori