Kryetari i PDSH-së së Haraçinës: Nuk i jam bashkuar Selës
Pëlqej
Kryetari i PDSH-së së Haraçinës, Ismet Sinani ka përgënjeshtruar lajmin se dega e PDSH-së në Haraçinë i është bashkuar nismës së Ziadin Selës.

"Unë kryetari i degës së PDSH-së Haraçinë, Ismet Sinani nuk i jam bashkangjitur Iniciativës së Ziadin Selës. Falsifikim e mashtrim! Unë kam qen dhe vazhdoj të jem PDSH me besimin e plotë të kryetarit z.Menduh Thaçi do të arrijë të realizojë objektivat tona", thotë Sinani.

Ai është shprehur se portali që ka hapur lajmin i pari, Shqipmedia, e ka patur këtë një informacion jo të saktë. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori