Kryetari i partisë që kundërshton BE-në del në fotografi me Lulëzim Bashën
Kryetari i partisë maqedonase Mickoski që kundërshton marrëveshjen me Greqinë që mbështetet nga BE dhe SHBA ka dalë në fotografi me liderin e opozitës shqiptare Lulëzim Basha.

Mëngjesin e sotëm ka filluar punët Kongresi i Partisë Popullore Evropiane (PPE), ku 758 delegatë duhet mes tjerash të zgjedhin kandidatin e PPE-së për kryetar të KE-së. Dy temat boshte të ditës së parë të Kongresit kanë qenë “Prosperitet për të gjithë- rritje më e madhe dhe vende pune” dhe “Sfidat e Evropës me migrimin”.

Delegacioni i VMRO-DPMNE-së i udhëhequr nga kryetari i saj Hristijan Mickovski, i shoqëruar nga nënkryetari Aleksandar Nikollovski, sekretari ndërkombëtar Vllatko Gjorçev dhe Këshilltari për politikë të jashtme Timço Mucunski, po marrin pjesë në punët e Kongresit.

“Një ditë para fillimit të Kongresit, kur është mbajtur Asambleja politike e PPE-së, Mickovski ka realizuar takim me Manfred Veber i cili me siguri do të jetë kandidat i PPE-së për president të KE-së. Gjatë vijimit të Kongresit, Mickovski do të takohet me numër të madh përfaqësuesish të partive simotra të VMRO-DPMNE-së.

Sonte Mickovski do të marrë pjesë në Samitin e PPE-së, ku do të marrin pjesë presidentët, kryeministrat dhe liderët e opozitës dhe familjes më të madhe dhe të fuqishme të BE-së”, thonë nga Qendra për komunikim pranë VMRO-DPMNE-së.


Shtuar më 07/11/2018, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori