Kryetari i parlamentit të Kanadasë viziton sot Shkupin
Pëlqej
Kryetari i Dhomës përfaqësuese të parlamentit të Kanadasë Endru Shir do të qëndrojë sot në Shkup për një vizitë zyrtare.

Gjatë kësaj vizite, Shir do të pritet nga presidenti Ivanov, sikundër do të takohet me kreun e parlamentit, Trajko Veljanovskin dhe me kryetari i grupit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Kanadasë, Alaksandar Nikolovskin, raporton Alsat-M.

Shir pritet që fillimisht të vendosë lule në përmendoret e heronjve të rënë për lirinë e Maqedonisë dhe më tej do të mbajë edhe një fjalim në parlament. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori