Kryetari i Bashkësisë Fetare uron besimtarët për Fitër Bajramin
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reis ul Ulema, H. Sulejman Ef. Rexhepi me rastin e festës së Fitër Bajramit 2012 ka dërguar mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë.

Mesazhi


“ Ka shpëtuar ai që është pastëruar, që përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.” (El A’la; 14, 15)


nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra,

Përcollëm muajin më të madh të vitit, të cilin muaj do e përkujtojmë për shumë kohë për përkushtimin që patëm ndaj tij dhe për përgjigjen që i bëmë ftesës së Allahut Fuqiplotë për të agjëruar. Mbi të gjitha përcollëm edhe një herë nga jeta jonë këtë muaj të Kuranit Fisnik, përmes së cilit Ne jetojmë dhe ndërtojmë standarde të jetës dhe perspektivës tonë.

Për gjatë gjithë këtij muaji dëshmuan se Kurani është jeta, morali, kushtetuta jonë duke respektuar parimet dhe gjithë atë që buron nga ky Libër i shenjtë Hyjnorë. Kur’ani është shpallja e fundit e Zotit për njerëzin, testamenti i fundit i Allahut për krijesën më të bukur- njeriun, i cili paralajmëron se rrugëtimi njerëzor në tokë dhe në këtë gjithësi nuk është i kotë dhe pa qëllim, se veprat njerëzore nuk janë pa përgjegjësi dhe pa një synim.

Kurani është dërguar për të treguar shenjat e rrugëtimit të njeriut në këtë botë, por gjithsesi se edukimi ynë përmes tij do të jetë mundësia e vetme për të tejkaluar çdo sfidë dhe kontestë shoqëror.

nderuar besimtarë!

Uniteti në mes nesh, mirëkuptimi dhe toleranca ndërfetare me të tjerët, janë pasuritë më të çmuara të fesë dhe popullit tonë, veti të cilën e mësuam nga muaji i bekuar i Ramazanit nëpër xhamit tona dhe nëpër vende publike përmes iftareve. Ne jemi edukuar për të shtrirë dorën gjithsecilit pavarësisht se cilës fe apo nacionalitet i takon. Paqeja që duhet dominuar mes njerëzve nuk është as më shumë e as më pak se një udhëzim që buron nga feja Islame.

Toleranca, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellt janë parime fundamentale dhe vlera të Islamit, pa të cilat nuk mund të paramendohet zhvillimi dhe ecuria e botës. Kjo është festa në të cilën ri-formohet dimensioni i moralit dhe virtytit, ri-rikrijohet miqësia, vëllazëria dhe marrëdhëniet e fqinjësisë. Sot të gjithë Ne duhet treguar nivelin e kulturës fetare dhe shkallën e moralit tonë duke ia shtrirë dorën gjithkujt dhe duke ia hapur derën e shtëpis atyre që trokasin për të uruar këtë festë.

Të jemi mikëpritës të veçantë, fytyrat tona le të shkëlqejnë nga drita e besimit tonë që posedojmë. Sot dhe përjetësisht duhet të afrohemi dhe të kemi qasje të veçant kur është në diskutim vatani dhe feja ynë, çështja dhe pozita ynë, tani është koha që ideologjia jonë të gjen mishërimin e vet dhe të reflekton tek mbarë vëllezërit tanë që na mbështesin nga diaspora e afërt dhe e largët.

Vëllezër e motra të respektuar!

Në fakt, Ramazani, nuk na lejoi që ne t’i harrojmë dhe t’i lënë pas dore miqët tanë, të afërmit, fqinjët. Assesi nuk guxojmë të jemi neglizhent ndaj të varfërve dhe të ngratëve, por se dhembjet e tyre t’i ndajmë në mënyrë të përbashkët. Ai sikurse çdo vit, edhe sivjet na rikujtoi edhe një herë gjendjen e rëndë sociale të shumë besimtarëve tanë.

nderuar do të jenë ata që nuk lanë në haresë nevojtarët, vetëdije që po ngritet kohë pas kohe tek qytetarët, e që është shumë e arsyeshme pasi që mungon ndihma e institucioneve përkatëse të pushtetit. Deri sa një pjesë e njerëzve jetën e vazhdojnë me bollëk, pjesa tjetër mundohet të mbijetojë në gjendje tepër të vështira, standarde të ulta dhe në kushte të pavolitshme për jetesë. Qëndrimi indiferent ndaj tyre thellon edhe më tepër brengën e asaj kategorie të shoqërisë, e që në fakt edhe neve na shqetëson, pasi që mekanizmat tanë janë të caktuara.

nderuar besimtarë!

Në emër të BFI-së dhe në emrin tim personal kërkojë nga ju që të solidarizoheni me vëllezërit tanë gjithandej ku janë nën presionin e dhunës, luftës apo persekutimit nga të pabesët s’paku me lutje dhe duke mos i harruar. Sot në disa vende të botës shumë musliman janë të pastreh dhe të pambrojtur, andaj lusim Allahun që çështja dhe pozita e tyre të ndryshojë sa më shpejt.

Besimtarë të nderuar!

Uroj që këto ditë festive të Bajramit të shprehim dashuri ndaj familjes, miqëve dhe fqinjëve, të respektojmë konceptet universale për të respektuar dallimet dhe të shtrijmë dorën e ndihmës dhe humanizmit. Duke ju dëshiruar gëzime dhe lumturi në ambientet familjare, farefisnore dhe mbarë vëllazërore. Më lejoni që në emër të Bashkësisë Fetare Islame, në emër të të gjitha institucioneve të saja dhe në emrin tim personal juve vëllezër besimtarë tua urojë festen e Fitër-Bajramit, me dëshirën që në trojet tona të mbretërojë paqja, harmonia, dashuria dhe perspektiva të jetë ndryshe!
Shtuar më 18/08/2012, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori