Kryetari Ahmeti takoi Ambasadorin Grek Lalakos
Në takimin e sotëm midis Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe Ambasadorit të Greqisë në Shkup, Haris Lalakos, u diskutua rreth zhvillimeve politike në dy vendet tona dhe në rajon.

Në veçanti, bashkëbiseduesit u përqëndruan në procesin integrues të vendit tonë në strukturat EuroAtlantike dhe zgjidhjen e çështjes së emrit si pengesë e vetme që qëndron midis Shkupit dhe Brukselit.

Kryetari Ahmeti njohtoi Ambasadorin Grek rreth vizitave të fundit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë si dhe përpjekjeve tona për ta zgjdhur çështjen e emrit.

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që mbyllja e kontestit me fqiun tonë jugor do të sjellë paqë të qëndrueshme, stabilitet, siguri, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, por edhe zhvillim ekonomik.

Andaj, Kryetari Ahmeti konsideron që palët duhet me kurajo të dialogojnë mbi propozimin e fundit të ndërmjetësit Nimic dhe të arrijnë kompromis të kënaqshëm për të gjithë, por ky dialog njëkohësisht duhet të ndihmohet fuqimisht nga komuniteti ndërkombëtar. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2013, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori