Aleanca për Shqiptarët pas kongresit të mbajtur
partiak pritet që të zgjedhë kryesinë
partiake.
Nga kjo parti zyrtarisht theksuan për INA se në kuvendin e radhës
partiak do të zgjidhet kryesia
qendrore dhe organet e tjera ekzekutive
partiake.
Por nga ana tjetër, janë kalkulime dhe emra të ndryshëm që po qarkullojnë se kush mund të jenë të parët e partisë pas Ziadin Selës. Ajo që është tejet e sigurt që sekretari aktual gjeneral, Arben Taravari do të mbetet në këtë detyrë ose në postin e zëvendëskryetarit të ASH-së.
Ndërkohë, për shkak të angazhimeve në komunën e Gostivarit, Taravari mund të ngelet vetëm si njëri nga nënkryetarët. Po ashtu pritet të mos kenë ndryshime as emrat e nënkryetarëve Remzi Memedi, Elmi Aziri, por po kalkulohen edhe emra të tjerë, që do të vendosen në kryesinë
qendrore.
ASH do të themelojë sekretariate ku do të ketë përfshirje të funksionarëve të tjerë
partiak, me qëllim të shtrirjes më të madhe të tyre në organet e larta
partiake. Po ashtu do të ketë zgjerim dhe freksim të kryesisë
qendrore me emra të rinj.
Shtuar më 16/03/2018,
ora 11:59