Nëse shikoni këtë ngjyrë te veza të cilën po e gatuani, mos e konsumoni, ja pse

Siç dihet, vezët janë shumë të shëndetshme dhe të gjithë i konsumojmë, sidomos në vaktin e mëngjesit. Sipas një studimi shkencor është mirë që ta njohim mirë ngjyrën e të verdhës së vezës jo vetëm për përfitime shëndetësore, por edhe për njohuri të përgjithshme.

E ajo tregon pikërisht për sasinë e dritës së diellit që merr pula si dhe nëse ka hapësirë të mjaftueshme në vendin ku qëndron.

Shumica e pulave nuk kanë parë rreze dielli pasi janë të mbyllura në kafaze të vogla të rrethuara nga të tjera pula e pikërisht e verdha e vezëve të këtyre pulave është më e zbehtë.

E nëse e verdha e vezës është e errët dhe më e trashë do të thotë se pula gëzon shëndet të plotë dhe vezët janë të shëndetshme.

Shija e këtyre vezëve është më e mirë, gjithashtu e verdha e errët e trashë është më e shëndetshme se ajo e hollë.

Kështu që herën tjetër kur të hani vezë vini re ngjyrën e saj, nëse është e errët do të dalloni se shija është më e mirë dhe sigurisht më e shëndetshme.


Shtuar 9.05.2022 09:15