Çudit Rama: Me Berishën nuk negocioj as për një hu gardhi që do të vendosim në Lanë

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar me ngulm nga SPAK të nisë menjëherë hetimet për kundërshtarët e tij politikë, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Rama shtoi se nuk do të bashkëpunojë për asgjë me Berishën pas shpalljes së tij “non grata” dhe rrjedhimisht as për emrin e presidentit të ri.

Shefi i qeverisë tha se ndihet I keqardhur për të gjithë ata njerëz që e ndjekin ende pas Berishën dhe nuk shohin të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Me atë person ne nuk do të kemi asnjë lloj komunikimi, as për të vendosur një roje nuk do të bashkëpunojmë. As për të vendosur një hu gardhi në fund të Lanës”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij./albeu.com/