Kryeminstri Zaev takon ambasadoren turke Erkal Kara
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, u takua me ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, Erkal Kara.

Në këtë takimi të dy kanë përshëndetur miqësinë midis Maqedonisë dhe Turqisë dhe kanë shprehur vendosmërinë për të rritur bashkëpunimin të bazuar mbi parimet demokratike, në sferën ekonomike, si dhe në të gjitha fushat tjera në interes për qytetarët e të dy vendeve.

"Qëllimi kryesor i qeverisë është të promovojë marrëdhëniet me të gjitha vendet, veçanërisht me vendet mike të Republikës së Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë presin perspektiva evropiane dhe qeveria që e udhëheq unë është e përgatitur dhe e gatshme që ta cojë vendit drejt integrimeve duke pasur parasysh të gjitha përvojat pozitive të kësaj rruge", ka thënë Kryeministri Zoran Zaev.


Në takim kryeministri i Maqedonisë Zaev dhe ambasadorja turke Kara, folën për mundësinë e tejkalimit të barrierave ekzistuese administrative me të cilat përballen investitorët në Maqedoni, si dhe për interesin e investitorëve turq për të investuar në Maqedoni. Gjithashtu, nga ana e ambasadorja turke ka rikonfirmuar mbështetjen e Republikës së Turqisë për integrimin e Maqedonisë në NATO. / albeu.com/
Shtuar më 08/06/2017, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori