Kryeministri Zaev takohet me ambasadoren japoneze, Keiko Haneda
Pëlqej
Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot është realizuar takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadores së re rezidenciale të Japonisë, Keiko Haneda.

Në takim, ambasadorja japoneze i përcjelli urimet nga kryeministri japonez, Shinzo Abe, deri tek kryeministri Zaev për marjen e funksionit si kryeministër i RM-së, ndërsa u shpreh gjithashtu edhe mbështetjen e Japonisë për angazhimet e qeverisë së Maqedonisë mbi reformat demokratike.

"Qeveria ka për qëllim zbatimin e agjendës reformatore që do të përshpejtojë integrimet e Maqedonisë në BE dhe NATO, por e cila para se gjithash, interes primar i qytetarëve të Maqedonisë, për sigurimin e jetës kualitative për të gjithë në shtet, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Ambasadroja japoneze tha se Japonia do të mbështesë Maqedoninë në aspiratat euroatlantike dhe shtoi se do të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin e Maqedonisë në fusha të ndryshme, veçanërisht në hapësirat lokale.

Ndryshe, para takimit me ambasadoren japoneze, kryeministri Zoran Zaev realizoi gjithashtu takim edhe me ambasadoren kineze në vend. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 14:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori