Kryeministri kraot këshillon Shkupin: Zgjidh emrin, pastaj NATO
Kryeministri kroat Zoran Milanoviç ka deklaruar se Kroacia do të angazhohet maksimalisht për të mbështetur Maqedoninë në planin e anëtarësimit në NATO dhe BE.

Gjatë një komunikimi me qytetarët me rastin e 100 ditëshit të qeverisë së tij, Milanovië është pyetur nëse do ta ndihmojë Maqedoninë në planin e integrimeve euroatlantike, për të cilën ka theksuar se kjo mbështetje nuk do t`i mungojë, por tërhoqi vërejtjen për zgjidhjen e problemit të emrit.

“Do të angazhohem për ta ndihmuar Maqedoninë si partnere e barabartë, dhe jo si një pacientë në kuadër të procesit të evrointegrimeve. Pas vendimit të fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me kontestin e emrit, vlerësoj se tani sërish duhet të bisedohet për statusin e këtij vendi, para se gjithash për anëtarësim në NATO. Asgjë nuk mund të arrihet me forcë, dhe se siç dijmë bëhet fjalë për një proces të rëndë dhe afatgjatë”, ka theksuar kryeministri kroat Milanoviç.

Ai i është përgjigjur kroatëve lidhur me zhvillimet e brendshme politike, prioritetet e qeverisë, krizën ekonomike si dhe procesin e anëtarësimit në BE. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori