Kryeministri informon përmes facebook-ut
Nikolla Gruevski
"Si kryeministër i vendit vlerësoj se gjatë periudhës së kaluar, Qeveria ka arritur qëllimet afatshkurtëra, që janë përfshirë në Programin për punën e Qeverisë dhe si rezultat i premtimeve tona në zgjedhje", deklaroi Gruevski në prezantimin e tij përmes videos në rrjetin social Facebook dhe faqen e internetit të Qeverisë, duke folur për 100 ditëshin e punës.

Sipas tij, të arriturat janë zvogëlimi i tatimit për turizëm, heqja e tatimit për ndërmarrjet e vogla, zvogëlimi i doganës për sheqerin, vajin, zvogëlimin e kartonit të gjelbërt dhe shumë masa tjera ekonomike.

Siç raporton INA, kryeministri Gruevski nënvizoi se Maqedonia për herë të tretë ka marrë raport pozitiv dhe rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ai theksoi se do të vazhdojë procesi i reformave, sidomos në administratën publike dhe gjyqësor.

Kryeministri ka premtuar se Qeveria në të ardhmen do të ketë prioritete të theksuara në fushën e reformave, subvencionime, ndërtimin e kapaciteteve energjetike, infrastrukturë dhe projekte tjera.
Shtuar më 03/11/2011, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori