Kryeministri i Holandës, Rutte: Maqedonia shumë afër hapjes së negociatave
Dy muaj pas vendimit negativ të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, situata nuk ka ndryshuar në favor të vendit tonë.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka përsëritur qëndrimin se Tirana nuk është ende gati për të hapur negociatat me BE-në. Në një prononcim për gazetën malazeze, “Pobjeda”, Rutte deklaroi nga Londra.

"Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE-së, por shtetet duhet të jenë gati, si në rastin e Malit të Zi, për të nisur negociatat. Ne nuk besojmë se Shqipëria është gati të nisë negociatat me BE-në në këtë moment, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër këtij qëllimi”.
Shtuar më 10/12/2019, ora 20:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori