Kryeministri i Bullgarisë refuzon takimin me presidentin maqedonas
Pëlqej
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të qëndrojë për vizitë dy ditore në Bullgari. Në njoftimin e Kabinetit të Presidentit, thuhet ai do të takoj presidentin e Bullgarisë, Rumendn Radev.

Po ashtu sipas njoftimit Ivanov do të takohet edhe me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov dhe ministren për punë të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Megjithatë, mediat bullgare, shkruajnë se kryeministri bullgar ka refuzuar të takojë Ivanovin, ndërsa këtë të fundit nuk do ta takojë as Zaharieva.

Arsyeja është sjellja e Ivanovit e treguar gjatë ditës së djeshme lidhur me marrëveshjen për emrin.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe qeveria bullgare./albeu.com/


Shtuar më 14/06/2018, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori