Kryeministri grek: Duhet vullnet nga të dyja palët për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë
Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras, po zhvillon një vizitë dy ditore në Beograd, ku po diskuton për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gjatë një deklarate për mediet, Aleksandar Vuçç e ka falenderuar homologun e tij për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa Tsipras ka folur edhe për Maqedoninë.

Në lidhje me çështjen e emrit, ai ka deklaruar se parakusht për tejkalimin e këtij kontesti rreth emrit është vullneti i të dy palëve për t'u gjetur një zgjidhje.

Tsipras ka shtuar se dëshiron që të zgjidhet ky problem, por është e vështirë të gjendet një zgjidhje përderisa dikush insiston në qëndrime armiqësore dhe lëvizë drejt nacionalizmit që nuk është në përputhje me qëndrimet e tyre.

Dy homologët kanë folur për marrëdhëniet mes tyre si dhe për të ardhmen e Ballkanit që mund të ndërtohet vetëm mbi themelet e së drejtës ndërkombëtare, në vend të ndërhyrjes dhe shkeljeve të rregullave.

Tipras vuri në dukje se Athina zyrtare vazhdon të mbështesë Serbinë në rrugën e saj evropiane, dhe se ai do të insistojnë në përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, të cilat kanë këtë vit 150 vjetorin. /albeu.com/


Shtuar më 31/01/2017, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori