Kryeministri Berisha u takua me Ali Ahmetin
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka nisur vizitën e tij njëditore në Maqedoni, me takimet që zhvilloi me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe atë të PDSH Menduh Thaçi.

Në takimin me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Berisha përshëndeti mbylljen e rasteve të Hagës, avancimin e gjuhës shqipe. Në takim janë diskutuar edhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.

Në këtë drejtim kryeministri shqiptar premtoi angazhimin e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, raportojnë mediat.
Ndërkohë lideri i BDI së Ali Ahmeti e njoftoi kryeministrin Berisha me 100 ditëshin e parë të bashkëqeverisjes, duke shprehur i kënaqur nga arritjet e partisë së tij në qeverinë aktuale të Maqedonisë.

Ndërkaq pas takimit me Thaçin, kryeministri Berisha tha se kanë pasur një "diskutim shumë të përzemërt e vëllazëror mbi bashkëpunimin e gjithanshëm midis dy vendeve, popujve e dy shoqërive të vendeve tona".

"Unë pata rastin t'i shpreh vlerësimin tim më të madh zoti Thaçi dhe partisë që ai drejton, për kontributin e tyre thelbësor në rrjedhën dhe zhvillimet në republikën e Maqedonisë.

Ndërsa, Menduh Thaçi citohet të ketë thënë se "tashmë është e qartë se nuk është vetëm kënaqësi të takohesh me kryeministrin shqiptar, por mbas këtyre takimeve, çdokush merr energji për të ecur përpara".
Shtuar më 09/11/2011, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori