Kryeministri Berisha në Tetovë (VIDEO)
Kryeministri Berisha, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Maqedoni, u ndal pasditen e sotme në qytetin e Tetovës. Kryeministri Berisha u prit fillimisht nga kryetari i Komunës së Tetovës, z. Sadi Bexheti dhe mijëra qytetarë, të cilët kishin dalë në rrugët kryesore të qytetit dhe përpara godinës së komunës, në pritje të Kryeministrit.

Më pas, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës së Tetovës, zotin Sadi Bexheti dhe drejtues të tjerë të pushtetit lokal. Duke e konsideruar si historike këtë vizitë të parë të Kryeministrit Berisha në qytetin e Tetovës, zoti Bexheti vlerësoi, gjithashtu, mbështetjen e tij ndaj shqiptarëve kudo që ndodhen.

Në vijim të vizitës së tij në Tetovë, Kryeministri Berisha u ndal në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku u prit nga Rektori i këtij universiteti Agron Reka, drejtues të tjerë të tij, si dhe pedagogë e studentë.

Kryeministri Berisha falënderoi z. Reka dhe stafin akademik të universitetit për pritjen e përzemërt e vëllazërore dhe shfrytëzoi rastin për të shprehur nderimin e tij më të thellë për të gjithë ata që themeluan në Tetovë, 16 vite më parë, Universitetin e Tetovës, duke e shndërruar këtë universitet në një tempull të vërtetë drite dhe lirie për shqiptarët në Tetovë dhe kudo në botë.

Kryeministri siguroi se universitetet shqiptare në Tiranë dhe kudo, do të bashkëpunojnë me Universitetin e Tetovës dhe do të bëjnë gjithçka që ky universitet, së bashku me Universitetin e Evropës Juglindore, të çojnë më tej dhe të konsolidojnë vlerat e lirisë, të tolerancës, mirëkuptimit dhe vizionin evropian të shqiptarëve. /albeu.com/

Shikoni videon e pritjes se Kryeministrit Berisha në Tetovë (Pamjet Alsat-M):

tetove berisha.flv&title=Albeu.com lajme&frontcolor=000000&lightcolor=FF0000&screencolor=CCCCCC&logo=http://albeu.com/player/logo.png"/>
Shtuar më 09/11/2011, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori