Kryeministri Berisha merr Çmimin Tradicional për Lidership
Në mbyllje të vizitës së tij njëditore në Maqedoni, Kryeministri Berisha vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Kryeministri Berisha u prit nga rektori z. Zamir Dika, nga drejtori i Institutit për Demokraci dhe Zhvillim, z. Veton Latifi, si dhe drejtues të tjerë të këtij universiteti.

Në një ceremoni të veçantë, Kryeministrit Berisha iu dha Çmimi Tradicional për Lidership, nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim. Në emër të këtij Instituti, zoti Veton Latifi i dorëzoi Kryeministrit Berisha çmimin me motivacionin “Për Lidership të suksesshëm në promovimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri, për udhëheqjen e reformave demokratike dhe sukseset në integrimin euroatlantik të vendit, si dhe rolin e Tij në rajonin e Ballkanit”.

Ky çmim i jepet personaliteteve të spikatura publike, të cilët vlerësohen të kenë shfaqur rezultate të jashtëzakonshme dhe përpjekje të theksuara në konsolidimin demokratik, procesin reformues dhe procesin e integrimeve. Së fundi, ky çmim iu dha Zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën Lindore, ambasadorit Philip T. Reeker. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori