Kroacia mbështet Maqedoninë drejt BE-së
Pëlqej
Ndërmjet Republikës së Kroacisë dhe të Maqedonisë ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale.

Ky bashkëpunim do të intensifikohet dhe më tej në vijim në fusha të ndryshme.

Kështu deklaruan sot kryeministri maqedonas Nikola Gruevski dhe ai kroat, Zoran Milanoviç.

“I hapëm të gjitha çështjet më të rëndësishme, këmbyem shumë përvoja, si në pjesën e ekonomisë, ashtu edhe në pjesën e rrugës drejt BE-së, dhe nënkuptohet në pjesën politike. Mund të them se ne edhe deri më tani edhe në të ardhmen Kroacinë do ta konsiderojmë si mike të Republikës së Maqedonisë. Do të vazhdojmë të punojmë edhe më tej në ruajtjen e marrëdhënieve të mira politike dhe përmes takimeve të këtilla të cilat i bëjmë përkohësisht të nivelit të lartë dhenë çfarëdo bashkëpunimi politik. Do të punojmë akoma më shumë në inkurajimin e kompanive tona dhe ofrimin e kushteve më të mira për bashkëpunimin e tyre,por edhe për pjesën e BE-së dhe NATO-s”, tha Gruevski.

Milanoviç theksoi se duhet që vendet që i kanë bërë bllokadë Maqedonisë ta çbllokojnë, me qëllim që shteti i Maqedonisë të mund të ndjekë rrugëtaimin për në BE.

“Kjo gjendje duhet të ndalojë. I kuptoj problemet dhe druajtjet e disa shteteve. Historia është diçka që nuk mund ta ndryshojmë, ndërsa ajo mund të kushtëzojë shumë cështje. Por, jetojmë në të tanishmen, e di se një gjë e këtillë tingëllon si frazë, por Maqedonia është shtet i vogël i cili për askënd nuk është kanosje, zhvillon biznes klimë mjaft të qartë në botë”, theksoi kryeministri Millanovic.

Gruevski shtoi se ka patur dhe do të ketë bashkëpunim me Republikën e Kroacisë, sidomos në fushën ekonomike. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori