Momenti kur droni turk i Ukrainës shkatërron sistemin anti-ajror të Rusisë (VIDEO)

Luftime të ashpra janë zhvilluar edhe ditën e sotme në pothuajse të gjithë Ukrainën, mes forcave pushtuese ruse dhe forcave të rezistencës ukrainase.

Sipas burimeve nga mediat ukrainase, vendi i tyre është duke I shkaktuar dëme të mëdha ekonomike dhe ushtarake Rusisë.

Sipas burimeve zyrtare nga ushtria ukrainase, bëhet me dije se deri më tani janë vrarë 5 300 ushtarë rusë dhe janë shkatërruar 196 tanke, krahas disa sitemeve anti-ajrore siç janë ato BUK.

Një sistem i ngjashëm u përdor edhe në korrik të vitit 2014 kur një avion i Malaysia Airlines u qëllua në ajër nga rebelët pro rusë në lindje të Ukrainës duke shkaktuar 283 të vdekur. Ukraina është duke përdorur disa dronë TB2 të Turqisë, me të cilët herë pas here sulmon ushtrinë ruse në tokë.

Së fundmi ushtria ukrainase ka publikuar pamjet e një sulmi me dron ndaj një sistemi anti-ajror BUK të Rusisë disa kilometra në veri-perëndim të Kievit.