Kërkesa me shkrim e LSDM-së për qeverinë, gati për t’iu dorëzuar BDI-së
Materialet e shkruara që Ali Ahmeti i kërkon nga Zoran Zaevi janë gati dhe së shpejti do të dorëzohen në BDI, thonë për Alsat-M burime në LSDM.

Paraprakisht nuk specifikohet përmbajtja e tyre.

Socialdemokratët besojnë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për partinë e Ahmetit – pasi presin që t’i sigurojnë nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për të marrë mandatin për të formuar qeverinë.

Paralelisht, grupet punuese të të dyja partive po diskutojnë për detajet.

VMRO_DPMNE nuk ka reaguar ende për informacioninzbuloi BDI – se edhe partia në pushtet e ka pranuar platformën e tyre thuajse tërësisht, problemi i vetëm ka qenë Prokuroria speciale.

VMRO porositi Ahmetin të mos shpresojë më për koalicion në të ardhmen, në rast se e shkel parimin “fituesi me fituesin”. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori