VIDEO/ “El clasico” shkon për Barcelonën, djemtë e Xavit “gjunjëzojnë”  Realin në finalen e Superkupës

Ka përfunduar me rezultatin 1 me 3, finalja e Superkupës së Spanjës, midis Real Madrid dhe Barcelona, ku “blaugranat” arritën të fitonin trofeun e parë sezonal, në një përballje e cila foli e gjitha për “katalunjasit”.

Me fillimin e lojës, djemtë e Xavi u hodhën menjëherë në sulm në kërkim të golit, por pa mundur ta gjenin me një Thibaut Courtois, i cili tregoi një formë fantastike në fillim loje, deri sa në minutat e 33’ dhe 45’, dyshja Gavi-Lewandowski realizuan nga 1 gol, në portë e “galaktikëve”. Goli i “knock-out”-it do të vinte në minutën e 69’, ku sërish Gavi pason për shokun e tij të mesfushës, Pedri dhe topi kalon në rrjetë.

Goli i nderit për “madrilenët” do të vinte në minutën e 93’, ku Karim Benzema ishte në vendin e duhur dhe në momentin e duhur, ku pas një gabimi në zonë e çon topin në rrjetë duke vulosur shifrat në 1 me 3. /albeu.com


Shtuar 15.01.2023 22:02