Kriza rrezikon mbijetesën e shtetit
Pëlqej
Akademikë të shquar të vendit, pjesë e ASHAM u mblodhën mbrëmë në qendrën shkencore letrare "Uranija".

Akademiku Vllado Kambovski tha se vendi ka probleme të mprehta me marrëdhëniet etnike, transmeton Rel.

"Marrëveshja e Ohrit nuk po ka rezultatet e veta, pasi nuk po zbatohet në nivel qytetar, por është thjesht në koncpetin politik", tha kryetari i ASHAM, Kambovski.

Ndërsa, akademiku tjetër Georgi Stardellov u shpreh se kriza është e thellë edhe tek institucionet e shtetit, pasi ata nuk kanë liri dhe autonomi për të zgjidhur problemet e shoqërisë. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori