Ish-kryeministri Sali Berisha gjendet në Lezhë mbrëmjen e sotme aty ku po mbahet edhe foltorja e radhës. Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri disa gafa në të folur duke shkaktuar edhe të qeshura në sallë.
Gjatë fjalës së tij në përpjekje për të sulmuar qeverinë e Ramës dhe me mendjen te Lulzim Basha, teksa ka përmendur ministrat e Brendshëm në radhë të Ramës, përmend emrin e kreut të PD në vend të Fatmir Xhafajt.
Berisha: Largohet Tahiri dhe sillet Basha, vëllau i cilit mori nga Habiljat drejtimit e trafiqeve në Vlorë.
Ish-drejtues i trafikut në Bolonja. Dhe pas tij na vejnë ministër, më falni për shprehjen skuthin e familjes, Ruçin, uçin, Çuçin.
Jemi vendi që në 5 vitet e fundit ka pasur spastrim etnik, të gjitha këto kanë ndodhur dhe për një arsye tjetër të ftohtë pasi PD nuk arriti të ishte në lartësinë e saj dhe për të larguar nga pushteti një anti-shqiptar.
Në 8 vite Edi Rama na mbylli dyert për integrimin në BE me murin e drogës dhe shndërrimin e vendit në vasal të Beogradit.
Pas Enver Hoxhës është trathtari më i madh i kombit shqiptar, ka rrethuar Kosovën me klika armiqësore që duan vetëm zhdukjen e saj.
Zotohemi se do të marrin të gjitha fund për një zhvillim të pandalshëm, garanton tregun. Për të realizuar këto duhet të ngremë shtëpinë tonë të shembur. /albeu.com/