Momenti i terrorit në Ukrainë, Angelina Jolie largohet me shpejtësi pasi lëshohet alarmi për një sulm ajror (VIDEO)

Ndërkohë që ndodhej në Lviv, aktorja Angelina Jolie, është dërguar me urgjencë në një vend të sigurt, pas nisjes së bombardimve nga forcat ruse, sipas Daily Mail.

Jolie tërhoqi vëmendjen kur u shfaq në një video duke ecur me shpejtësi me një shoqërues nën zhurmën e një sirene që paralajmëronte një sulm ajror.

Ndërsa grupi u filmua duke u larguar drejt sigurisë, aktorja tha: “Jam mirë”.

Jolie ka punuar si e dërguar speciale për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (OKB) për shumë vite, por specifikat e udhëtimit të saj në Ukrainë janë të paqarta.

Lviv ka qenë nën sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse gjatë javëve të fundit.