Me banderola pro-ruse, serbët e Bosnjes sjellin “luftën” në Ballkan

Banorët e Banja Lukas të Republika Sërpska në Bosnje janë zgjuar duke parë banderola të mëdha në mbështetje të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Pamjet janë publikuar nga mediat e Bosnjës dhe duken qartë banderolat e varura në ura dhe ndërtesa ku shkruhet: “Zgjedhja është e jona” dhe: “Rusët e Ukrainës, serbët janë me ju. Ajo quhet liri!”.

Sipas burimeve atje, banderolat janë vendosur nga Lëvizja Popullore Serbe dhe janë një mbështetje e hapur e politikave të Putinit ndaj Ukrainës.

Gjithçka ndodh në një vend si Bosnja me përçarje të mëdha etnike dhe tre dekada pas luftës së përgjakshme të fillimit të viteve ’90 ku serbët kryen një genocid ndaj boshnjakëve myslimanë.

Më herët ekspertët e sigurisë si edhe zyrtarë të lartë në Perëndim kanë paralajmëruar se kriza në Ukrainë mund të transferohet edhe në Ballkan ku Bosnja dhe Kosova duket të jenë pikat më të nxehta./albeu.com/


Shtuar 21.02.2022 14:03