Kriza politike mund të ndikojë mbi turizmin në Strugë e Ohër
Kriza politike mund të reflektojë negativisht mbi sezonin turistik në Ohër dhe Strugë. Punonjësit e këtij sektori i druhen anulimit të rezervimeve nëse kriza nuk zgjidhet brenda dy muajve të ardhshëm. Grupet e para të turistëve nga Holanda, Austria, Izraeli janë paraparë të arrijnë në muajin maj, por mbetet e pasigurt nëse kjo do të realizohet.

"Shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë të krizës që mbizotëron aktualisht në vend, sepse nëse nuk zgjidhet shpejt presim që të ketë pasoja jo vetëm për hotelerinë në rajon, por edhe për gjithë shtetin. Aktualisht ka edhe ulje të numrit të vizitorëve vendas, kërkesa është gjithnjë e më e vogël. Është e mundur që kriza të ketë ndikuar në reduktimin e të turistëve. Të gjitha objektet turistike dhe hotelet janë në pritje të një përfundimi që të mund lirshëm të fillojnë sezonin", ka thënë për Alsat-M Ana Jançeva, menaxhere në Hotel Drim në Strugë.

Edhe qytetarët druajnë se situata aktuale do të ketë pasoja mbi turizmin. Ndërsa kryetari i komunës së Strugës, Zijadin Sela vlerëson se situata aktuale politike do të ndikojë në sezonin turistik nëse e njëjta nuk zgjidhet para fillimit të tij.

"Nëse gjendet mirëkuptim për stabilizimin e gjendjes, atëherë nuk do të ketë ndikim të madh. Por, çdo paqëndrueshmëri sjell deri tek ajo që turistët të pyesin veten të shkojnë apo jo diku", është shprehur Sela. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2015, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori