Karl Bild pesimist për zgjidhjen e krizës, nesër në Shkup
Ish shefi i diplomacisë suedeze Karl Bild, ka postuar në profilin e tij në Twiter se nesër do të vizitojë Shkupin, i nxitur nga kriza e tejzgjatur politike në Maqedoni.

"Fundi i krizës kushtetuese në Shkup, nuk është në horizont. Duket se dallimet në qëndrimet janë më të thella. Situata është e rëndë", ka shkruar Bild

Ish i dërguari i Evropës për Ballkanin nuk tregon detaje të hollësishme për vizitën e tij në Shkup si dhe për takimet e mundshme. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2017, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori