Kriza politike, Johannes Hahn sot në Shkup
Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian Johannes Hahn, gjatë vizitës së sotme në Shkup, do t’u kërkojë liderëve politikë në vend që të gjejnë sa më shpejt zgjidhjen e krizës dhe të punojnë së bashku për sfidat e vendit.

Zëdhënësja e tij, Maja Kocijançiç, tha se komisioneri do të flasë mbi urgjencën e tejkalimit të krizës aktuale.

"Komisioneri do t'iu shprehë partive urgjencën për t'u gjetur zgjidhje për tejkalimin sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ballafaqohen me sfidat që përballet vendi", ka thënë Koçijançiç.

Zëdhënësja nuk ka dashur të komentojë nëse Hahn do të ofrojë një mundësi konkrete për daljen nga kriza.

"Nuk do të komentoj dhe nuk mendoj se kjo do të jetë në dobi të gjendjes. Atë që do ta bëjë komisioneri është theksimi i nevojës dhe urgjencës për gjetje të zgjidhjes për tejkalimin e krizës së tanishme dhe në atë kontekst duhet të shihni edhe ndaj vizitës së tij", tha zëdhënësja Maja Koçijançiç. /albeu.com/


Shtuar më 02/06/2015, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori