Kriza në Maqedoni, VMRO nuk shkon në mbledhjen e Xhaferit
Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka njoftuar mbledhjen e krerëve të partive politike për të arritur në një konsensus të përbashkët, pasi sot skadon mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve.

Mirëpo, nga selia e VMRO-DPMNE-së, përmes një deklarate për medie kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e sotme të thirrur nga kryeparlamentari Xhaferi.

"Talat Xhaferi nuk është zgjedhur si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në procedurë ligjore, ndaj dhe grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk e sheh të arsyeshme për atë se për çfarë do të bisedohet me deputetin Talat Xhafer", thuhet në njoftimin e VMRO-së. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2017, ora 08:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori