Kriza e refugjatëve, Memeti: Maqedonia të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare
Avokati i Popullit, Ixhet Memeti
Në një intervistë për Radio Evropa e Lire Avokati i Popullit Ixhet Memeti ka folur per krizen e refugjateve ne kufirin greko-maqedonas.

Sipas tij, sulmi terrorist ne Paris nuk duhet lidhur me krizen e refugjateve ne Europe. Maqedonia duhet te respektoje marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet e saj.


"Mendoj se në çdo rast nuk do të duhej që liderët serioz ta vendosin në masë të njëjtë atë që ndodhi në Paris si akt terrorist me krizën e refugjatëve. Mendoj se Maqedonia mundet shumë të bëjë, ajo obligohet që t`i respektoje marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet tona. Mjafton që Maqedonia dokumentet e tilla t`i respektoj dhe të mos ketë asnjë problem. Pse e them këtë? Pasi që deklarata për refugjatët është bazë e të gjitha atyre elementeve ose fondamenteve të mos diskriminimit, mos dënimit dhe mos kthimit. Ne po shohim se pasi që nisi kriza në Republikën e Maqedonisë, këto tre principe po thyhen, që nuk është në rregull. Neve na ndodhi që të kemi raste tragjike, duke dëshiruar që në Maqedoni të transistojnë refugjatët e të cilët po përballen me probleme të mëdha, ata në rrugë kanë qenë viktimë e dhunës, të kriminelëve të ndryshëm, nga ana tjetër Republika e Maqedonisë në dy raste, pa nevojë, sipas mendimit tim, në vend kalimin kufitar kishte incident midis policisë dhe refugjatëve duke përdorur shok bombat, përdorimin e forcës fizike, ato fotografi duam ose jo dhanë një pasqyrë të keqe për Republikën e Maqedoni. Çka po na ndodh tani, unë apeloj në respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk mundet që Maqedonia të diskriminoj mbi baza etnike, këtë gjë konventa nuk e lejon", eshte shprehur Mehmeti. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2015, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori