Oda turistike -hotelierike e Maqedonisë sot do t’i paraqesë qëndrimet dhe propozimet e saj për
zbutjen e
pasojave nga koronavirusi në këtë
sektor.
Hotelierët, siç informojnë nga Lidhja e Odave Ekonomike, besojnë se masat e deritanishme nuk i plotësojnë nevojat për mirëmbajtjen e subjekteve të vogla shkruan alsat.
Për atë qëllim, në konferencë për shtyp do të komunikohet vendimi kolektiv i më shumë se 1000 objekteve hotelierike në vend.
Pas hyrjes në fuqi të masave të mbrojtjes së koronavirusit, një pjesë e madhe e hotelierëve i kanë mbyllur objektet e tyre. Në këtë
sektor janë të punësuar më shumë se 29.000 persona.
Shtuar më 07/04/2020,
ora 09:47