Kriminaliteti te të rinjtë e Tetovës në rritje
Eksperti i kriminalistikës Qebir Avziu, në Tetovë thekson faktin se kriminaliteti te të rinjtë tetovar po rritet vit pas viti. Për këtë ai kërkon që qeveria të marrë masa urgjente për të parandalkuar këtë gjendje.

“Unë do doja të veçoja dy gjëra në këtë rast. Një është fakti se arma me të cilën është shkaktua vepra penale është dhënë me leje, që tregon për një defekt të madh të vet sistemit se si mundë të japin leje personave që janë rrezik potencial për të kryer vepra penale të kësaj natyre. Dhe e dyta duhet theksuar se të dhënat statistikore, nga viti në vit për vepra penale të kësaj natyre janë në rritje. Në Angli dhe në Irlandë, por edhe në vende tjera të Bashkimit Evropian dhe në SHBA, përdoret një metodë e re, “Ndalo dhe Kontrollo”, e që është një metodë preventive e cila i jep hapësirë policisë që në dyshimet më të vogla të ndalojë dhe kontrollojë personin i cili mundë të mbaj armë të ftohta apo armë zjarri dhe në këtë mënyrë ta parandalojë që ai të kryej një vepër penale, dhe jam i mendimit se kjo metodë duhet të vihet edhe tek ne”, deklaroi për Alsat-M, Qebir Avziu.

Ndërkohë ka vazhduar hetimi për zbardhjen e rastit të një nate më parë në lokalin Barcode në Tetovë, ku si pasojë e përleshjes me armë zjarri, jetën e humbi një i ri 22 vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës, ndërsa 11 të tjerë mbetën të plagosur.

Deri tani sipas sektorit të punëve të brendshme të Tetovës, është identifikuar dhe një person që ka qenë natën e të shtunës në lokal gjatë shkëmbimit të zjarrit, për të cilin nuk japin informata shtesë nëse ka qenë i përfshirë në incident apo thjeshtë ishte mysafir. Jo zyrtarisht mësohet se mosmarrëveshja mes të rinjve, nuk ka filluar mbrëmjen e së shtunës, por se e njëjta daton që para dhjetë ditësh kur të rinjtë kanë qëruar hesapet mes veti, por pa saktësuar motivin.

Ndërkaq një nga të dyshuarit vazhdon të jetë i shtrirë në spital nga plagët që ka marrë nga arma e zjarrit ndërsa i dyshuari tjetër, ende është në arrati pas të cilit policia ka lëshuar fletë arrest. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2015, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori