Kreu i Studeniçanit shkarkon drejtorin e Ndërmarjes Komunale
Azem Sadiki
Kryetari i Komunës së Studenianit Azem Sadiki ka njoftur përmes një njoftimi për shtyp se ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Ndërmarrjes Komunale Publike “Studeniçani”, Muhamed Ramadanin ndërsa në vend të tij ka emëruar një ushtrues detyre-drejtori.

Kryetari i Komunës, Azem Sadiki arsyeton shkarkimin e Muhamed Ramadanit me arsyetimin se gjatë ushtrimit të detyrës ai ka bërë shkelje të shumta të ligjit dhe statutit të NKP-së duke shtuar se një vendim i tillë është në pajtueshmëri me ingerencat e postit të kryetarit të komunës, post të cilin ai ushtron.

Më poshtë po japim edhe sqarimet e kryetarit të Komunës, sipas të cilit, ish-drejtori i Ndërmarrjes Komunale Publike “Studeniçani”, Muhamed Ramadani, ka kryer shkelje të rënda në krye të detyrës.

Ja Komunikata e plotë e kryetarit të Komunës së Studenianit Azem Sadiki

Të nderuar qytetarë, nëpërmjet kësaj komunikate dua që të ju njoftoj se këto ditë kam marrë disa vendime të rëndësishme dhe të njëjtat janë në pajtueshmëri me ingerencat e postit që e ushtroj.

Jam i bindur se këto vendime do të ndihmojnë për të realizuar programin dhe platëformën time, për të cilën kam dhanë besë para qytetarëve se brenda mandatit katër vjeçarë do të mudohem ti realizoj.

Sot kam shkarkuar nga detyra Muhamed Ramadanin – drejtorin e Ndërmarrjes Komunale Publike “Studeniçani”, në vendë të tij kamë emëruar ushtrues detyre-drejtorë të ri.

Muhamed Ramadani shkarkohet nga detyra e drejtorit pasiqë gjatë ushtrimit të detyrës ka bërë shkelje të shumta të ligjit dhe statutit të NKP-së. Shkeljet janë të shumta dhe të rënda, unë sot dua që opinionin ta njoftoj për disa nga ato:

1. Ish drejtori Muhamed Ramadani në fillim ka qenë i emëruar si ushtrues detyre – drejtor i NKP Studeniçani nga ish kryetari i komunës Fati Iseni.

I njëjti me emërimin si ushtrues detyre ka vazhduar deri tani të ushtroj detyrën e drejtorit pa mos e hapur procedurën e paraparë me ligj dhe statut të NKP-së për zgjedhjen e drejtorit. Me këtë ai dhe ata që kanë lejuar këtë parregullësi kanë bërë shkelje të rëndë ligjore.

2. Ish drejtori Muhamed Ramadani vite të tëra ka angazhuar punëtorë që kanë grumbulluar mbeturinat duke mos i lajmëruar të njëjtit sipas ligjit për mardhënje pune, pagesa e tyre është bërë me para në dorë dhe për të njëjtit nuk janë paguar kontributet për sigurime shëndetësore dhe penzionale. Bëhet fjalë për 5 punëtorë.

3. Ish drejtori Muhamed Ramadani pagesën për shërbimet nga qytetarët e ka bërë në mënyrë antiligjore gjatë tërë kohës, me arka pranon ose me lista nëpër fletore duke rrumbullakësuar ata që kanë paguar. Për këtë punë janë përkujdesur që mos të lënë dokumente në komunë pasiqë i kanë bartur nëpër shtëpi por prap kanë ngelur disa nga ato sa për të argumentuar këtë që e themi.

4. Ish drejtori Muhamed Ramadani pasi që u shkarkua nga detyra, në bashkëpunim me vozitësin e kanë marrë kamionin e kanë dërguar në shtëpi dhe për të njëtin kërkojnë nga kryetari i ri i komunës 13.000 euro njëri dhe 15.000 euro tjetri pasiqë sipas tyre kamioni qenka i tyre dhe ata paskan punuar dhe investuar mjete private për sevapë. Nëse është e vërtetë kjo që thonë atëherë përse nuk vazhdojnë të bëjnë sevape tani e tutje.

5. Ish drejtori Muhamed Ramadani gjatë tërë kohës pagat mujore për vehten e tijë dhe vozitësit i kanë marrë rregullishtë nga buxheti i komunës. Me siguri edhe ish kryetari i komunës Fati Iseni ka dashtë të fitoj sevapë duke ju paguar rregullishtë rrogat nga buxheti i komunës. Për të punësuarit e tjerë nuk ka evidencë se si jan paguar pagat mujore. Sigurishtë nuk kanë qenë aq të rëndësishëm.

6. Ish drejtori Muhamed Ramadani për furnizimin me naftë të kamionit të NKP-së nuk ka lënë as një dokumentë të vetëm në arhivë. Nga bisedat me punëtorët e NKP-së kemi kuptuar se paska pasur një depo për naftë në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës Fati Isenit dhe furnizimi me naftë qenka bërë nga aty. Me siguri edhe kjo është bërë për sevapë!

7. I lusim qytetarët që të kenë durim, sepse ne jemi duke bërë maksimumin që me këtë zgjidhje të përkohëshme po mundohemi që të bëjmë grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave, ndoshta me disa vonesa të vogla. Por kjo që bëjmë ju sigurojmë se bëhet në pajtueshmëri me të gjitha normat juridike që janë në fuqi, duke filluar nga shërbimi që do ta bëjmë e deri te realizimi i pagesës për shërbimin. Ju siguroj se nuk do të bëjmë as një punë që është në kundërshtim me ligjin dhe statutin dhe që është në dëm të qytetarëve.

Studeniçan, 28 maj 2013 - Komuna e Studeniçanit
K r y e t a r
Azem Sadiki
Shtuar më 29/05/2013, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori