Kreu i Parlamentit të Maqedonisë cakton ditën për takimin koordinues
Kryetari në largim i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, ka pranuar 67 nënshkrimet e deputetëve të shumicës parlamentare, të cilat kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive.

"Sot në parlament është dorëzuar kërkesa e 67 deputetëve për të caktuar vazhdimin e seancës konstituive të përbërjes së nëntë parlamentare, e filluar dhe e ndërprerë më 30 dhjetor, 2016.

Për këto arsye dhe pas konsultimeve me përfaqësuesit e autorizuar të partive politike të përfaqësuara në parlament, caktova mbledhje koordinuese të martën, 21 mars 2017, në ora 12.00" thuhet në deklaratën e kabinetit të Veljanovskit.

Në këtë njoftim theksohet se në takimin koordinues duhet të vërtetohet përbërja e Komisionit Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime, që do të shërbejë si bazë për caktimin e vazhdimit të seancës konstituive. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2017, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori