Konkurrentja shpërthen në lot: Nuk ua kam dëgjuar zërin, i kam prindërit memecë! (VIDEO)

Ana ka shpërthyer në lot pasi ka dëgjuar historinë e Alesias duke treguar se i ka prindërit memecë dhe nuk ia ka dëgjuar një herë zërin e nënës.

Ndaj thotë se iu këput shpirti kur dëgjoi se e ka marrë mallë të dëgjojë zërin e mamit.

Ana: Unë e kuptoj shumë mirë Alesian se kam mamin e babin që janë memeca dhe nuk flasin.

Kur tha Alesia që më ka marrë malli të dëgjoj zërin e mamit, unë kam 25 vite që nuk e dëgjoj.

Është dicka që më prek shumë dhe familja është shumë e rëndësishme, por kur tha Alesia që më ka marrë malli të dëgjoj zërin e mamit, mu këput shpirti se nuk e kam dëgjuar njëherë zërin e saj dhe e di shumë mirë se sa e dhimbshme mund të jetë. /albeu.com/

 


Shtuar 19.12.2021 09:11