Kreu i BFI-së: Zoti bekoftë Obamën
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, ka përgëzuar presidentin e SHBA-vë, Barack Obama për fitoren dhe rizgjedhjen e tij si President i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, Reisul Ulema ef. Rexhepi e ka quajtur Presidentin Amerikan simbol te lirisë, të barazisë mes njerëzve dhe simbol të nivelit më të artë të demokracisë, njofton Zhurnal.

"Më lejoni që t’Ju shpreh kënaqësinë time të përzemërt në emër të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dhe në emrin tim personal, për fitoren dhe rizgjedhjen e Presidentit Barack Obama në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve dhe mënyrën e realizimit të tyre, amerikanët edhe një herë dëshmuan nivelin e lartë të demokracisë, me ç’rast i vulosën të gjitha bindjet e Botës se Presidenti Obama është dhe do të mbetet simbol i barazisë mes njerëzve, simbol i lirisë dhe simbol i demokracisë. Zoti e bekoftë Amerikën me në krye Presidentin Obama!", shkruan në telegram urimin e tij dërguar ambasadorit Wohlers, kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2012, ora 14:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori