Kreu i Asamblesë turke viziton Shkupin
Cemil Çiçek
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Turqisë, Cemil Çiçek, do të vizitojë gjatë ditës së sotme Maqedoninë ku do të ketë takime me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov dhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.

Gjatë vizitës në Kuvendin e Maqedonisë, Cemil Çiçek do të mbajë edhe një fjalim para deputetëve.

Kreu i Aamblesë turke vjen në Shkup pas vizitës që zhvilloi në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2012, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori