Paloka: PD e drejton Komisioni i Rithemelimit, Alibeaj i shkarkuar që nga Kuvendi i 11 dhjetorit

Deputeti Edi Paloka ka dalë i irrituar nga mbledhja e grupit parlamentar që po mbahet në selinë e PD, ku akuzoi hapur Enkelejd Alibeajn se është duke ndjekur në PD agjendën që i ka lënë për ngarkim, Edi Rama, në kongresin e Partisë Socialiste.

I pyetur nga gazetarët, se pse nuk kanë vendosur për ta shkarkuar më herët Alibeajn, në rast se i kanë votat nga detyra e kreut të grupit parlamentar, Paloka tha se kjo nuk është bërë me qëllim që të mos nxitej fryma përçarëse brenda PD-së.

“Për fat të keq është një mbledhje grupi, që drejtohet nga një njeri që vijon me agjendën e Kongresit të PS. Enkelejd Alibeaj vjen dhe e fillon mbledhjen e grupit, me agjendën e Edi Ramës, unë nuk e di si flitet për bashkim, kur Alibeaj nis mbledhjen duke folur për deputetë të përjashtuar. Ka shkelur të gjitha parametrat, Enkelejd Alibeaj është shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, njësoj si të gjithë funksionet e tjera”, është shprehur i irrituar Paloka.
“E kemi pranuar për të mos krijuar një klimë përçarëse, fakti që kemi pranuar Alibeajn është pikërisht për këtë arsye, për të tentuar për të bashkuar çdo gjë që u prish nga Lulzim Basha. PD-në e drejton Komisioni i Rithemelimit”/albeu.com