Kërcënon Dimovski: Nëse VMRO-ja shkon në opozitë, do të destabilizohet shteti
Deputeti i VMRO-së, Ilija Dimovski, ka kërcënuar se nuk do të lejojnë asnjë parti si LSDM-ja, të cilat sipas tij po bllokojnë punën e kuvendit, të mbajnë leksione se si do të duhet të punojë kuvendi.

"Udhëheqësit e LSDM-së bën thirrje për debat dhe tani po i ikin debatit për pasojat nga pranimi i platformës", tha Dimovski.

Ai gjithashtu ka thënë se nëse VMRO-ja shkon në opozitë, atëhere LSDM do të shkatërrojë vendin. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2017, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori