Kralev ngatërron datat!
Më 19 prill 2012, ose më 19 prill 2013? Kur dha dorëheqjen ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev?

Dilema është krijuar pas publikimit të dorëheqjes së ministrit, në të cilën qëndrojnë dy data - ajo e shkruar nga ministri, dhe ajo e pranimit në Qeveri, njofton Zhurnal.

Sidoqoftë, nëse merret si gabim data e shkruar nga ministri, Qeveria dhe kryeministri Gruevski rezulton të kenë pritur më shumë se një muaj për të pranuar dorëheqjen e tij.

Ajo që bie në sy gjithashtu në dorëheqjen e ministrit, është data kur thotë se është emëruar në detyrë. Ndërsa dihet botërisht se ai u emërua në korrik të vitit 2011, Kralev ka shkruar se ka marrë funksionin në korrik të vitit 2009.

Atëbotë, ai ishte i angazhuar si këshilltar për çështje ekonomike në Qeveri./albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori