Kralev kërcënon drejtorët e Çairit
Inspektorati Shtetëror i Arsimit së shpejti mund të zbarkojë në Çair për të verifikuar nëse shkollat mbajnë ende të njëjtin emër, apo ato tashmë janë riemërtuar konform propozimeve të Komunës së Çairit.

Kështu ka paralajmëruar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev, duke përsëritur dhe njëherë qëndrimin se “për ndryshimin e emrave të katër shkollave shqipe duhet verifikuar ato paraprakisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës”.

“Shkollat duhet të mbajnë tabelat me mbishkrimin aktual përderisa MASH nuk i verifikon kërkesat për ndryshimin e statuteve. Nuk ka arsye që këto kërkesa të shqyrtohen pa rend”, ka theksuar Kralev, raporton Lajm.

Shtuar më 26/03/2012, ora 18:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori