Arritjet e Ukrainës, Blinken: Ende herët për të festuar, por përparimi është domethënës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar në lidhje me arritjet e Ukrainës në luftën ndaj Rusisë. Blinken shprehet se është ende herët për të festuar, ndërsa ka theksuar se përparimi është domethënës.

Komentet e tij vijnë pasi trupat ukrainase rimorën dhjetëra qytete dhe fshatra ditët e fundit, dhe Moska braktisi një nga krye urat e saj kryesore në Ukrainën verilindore duke shënuar humbjen më të keqe që nga ditët e para të luftës.

Ai shtoi se konflikti në Ukrainë ka të ngjarë të vazhdojë për disa kohë pasi Rusia ka ende sasi të konsiderueshme të personelit dhe armaturës në Ukrainë që ajo ende po i përdor “pa dallim” kundër civilëve dhe infrastrukturës civile.

“Rusia e kreu këtë agresion. Mendoj se duke pasur parasysh çmimin që po paguan, ajo mund dhe duhet ta ndalojë atë.”, tha Blinken./albeu.com


Shtuar 13.09.2022 10:30