Koxias kërcënon hapur: Pa marrëveshjen, s'ka të ardhme për Maqedoninë
Pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës nuk ekziston kurrfarë zgjidhje, porositi shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, pas takimit të Këshillit për Çështje të Jashtme të BE-së në Luksemburg dhe shtoi se madje edhe me matematikë të thjeshtë në shkollë fillore nuk mund të arrihet marrëveshje më e mirë për çdo palë, “ashtu siç thonë opozitat në dy vende”.

Koxias tha se takimi i djeshëm ka filluar me pyetjet lidhur me Maqedoninë.

“Sqarova se duhet që të kuptohet në Shkup se nuk ekziston kurrfarë zgjidhje pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës dhe se nuk është e mundur që të ndodh ajo që thonë dy opozitat në IRJM dhe Greqi, se mundin të sigurojnë marrëveshje më të mirë, për çdo palë, pasi që kjo nuk është e mundur edhe me aritmetikë të thjeshtë të shkollës fillore”, tha shefi i diplomacisë greke.
Shtuar më 16/10/2018, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori